Greqi/ Mbi 10 vik tima nga stuhia e fuqishme, mes tyre është edhe një foshnje 8 muajshe që ishte zhdukur

Greqi/ Mbi 10 vik tima nga stuhia e fuqishme, mes tyre është edhe një foshnje 8 muajshe që ishte zhdukur

Çaste tragjike po përjetojnë banorët e krahinës se Evias, pas valës se motit të keq të quajtur “Thaleia” e cila po godet Greqinë ditët e fundit.

Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara, të paktën tre të moshuar 75, 85 dhe 86 vjeç , një 39 vjeçar dhe një foshnje 8 muajshe kanë hum bur je tën. Gjithashtu, raportohen edhe dy të hum bur.

Grupet e shpët imit që kanë shkuar në zonë për të ndihmuar banorët raportojnë për katastrofë bib like. Deri në mesditën e së dielës janë regjistruar mbi 3000 shtëpi të përmb ytura dhe po evakuohen me ndihmën e helikopterit dhjetëra banorë që ndodhen të izoluar në tarracat e shtëpive, të rrethuara nga uji që ka përm bytur çdo gjë.

Në operacionin e shpë timit që ende vazhdon për banorët e tjerë në disa fshatra dhe komuna të zonës së Evias dhe Halkidhes marrin pjesë 83 zjar rfikës me 31 mjete, tre barka dhe një helikopter Super Puma.

Kryeministri grek po ndjek me vëmendje situatën dhe informohet për operacionin e grupeve të shpëtimit dhe evakuimin e banorëve.

Sipas raportimeve nga zona një pjesë e madhe e rrugëve dytësore janë të përmbytura, ndërsa në disa komuna është ndërprerë energjia elektrike.